Federata e Skijimit shpall lauratët e vitit 2019

18:12 | 20 Janar 2020

Skijtaria në vitin 2019 ka qenë mjaftë e suksesshme, ndërsa suksesi më i madh ka qenë pjesëmarrja në lojërat olimpike “Llozana 2020”, në të cilën kanë marrë pjesë dy skitarët, Era Shala dhe Drin Kokaj.

Fatkeqësisht Era Shala theu këmbën, kurse Drin Kokaj bëri disa gabime, gjë që bëri të diskualifikohet, transmeton portali arbresh.info.

Sot (e hënë), Federata e Skijimit ka shpërndarë çmimet për më të suksesshmit e vitit 2019.

Kryetari i Federatës së skijimit, Milaim Kelmendi tha se punë shumë të mirë kanë bërë sponsorët dhe beson që ky sukses do vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

“Ju jeni ata që na keni bërë krenar, nuk duhet harrojmë sponsorët të parë. Unë ju uroj sukses, sukses keni treguar këtë vit, mirëpo besoj që vitin e ardhshëm do tregoni më shumë sukses”, tha Kelmendi

Ndërsa presidenti i komitetit olimpik te Kosovës, Besim Hasani u shpreh se Federata e Skijimit ka qenë e mrekullueshme këtë vit, por duhet të vazhdojë në këtë mënyrë.

“E përgëzojë Federatën e Skijimit për një punë mjaftë të mirë gjatë vitit 2019 dhe normalisht dëshiroj që kjo Federatë të ecë përpara dhe me hapa me të devotshëm në mënyrë që të bëhen përgatitjet sa më të mira për vitin 2022 ku do të mbahen Lojërat Olimpike dimëror në Pekin”, u shprehë Hasani.

Për punën e mrekullueshme fituan mirënjohje edhe sponsorët, të cilët ishin:

Ministria e kulturës rinisë dhe sportit

Departamenti i sportit

Kok

Qumështorja Vita

Policia

Qendra e skijimit “arxhena” – Dragash

Qendra e skijimit Woodland – Brezovicë

Qendra e skijimit –  Bogë

Studio grafike troket

Ndërsa, pesë skitaret që mblodhën më së shumti pikë në kategorinë e moshave U8 – U10 – U12 janë:

  1. Kllara Sefaj (KS Borea) – 450 pikë
  2. Klea Vokshi (KS Prishtina) – 400 pikë
  3. Alea Vrella (KS Alpi) -380 pikë
  4. Liza Xhamba (KS Prishtina) – 300 pikë
  5. Ema Sadiku (KS Prishtina) – 300 pikë

Ndërsa e njëjta kategori, por te meshkujt pesë më të mirët janë:

  1. Ben Cana (KS Prishtina) – 400 pikë
  2. Andi Popuvci (KS Alpi) – 400 pikë
  3. Ajan Bresha (KS Peja) – 380 pikë
  4. Briz Cana ( KS Prishtina) – 220 pikë dhe Ajan Agani (KS Prishtina) – 220 pikë

Kurse sa i përket kategorisë U14 dhe U16 te vajzat çmimet e me të mirave i fituan:

  1. Era Deva (KS Prishtina) – 440 pikë
  2. Kiana Kryeziu (KS Prishtina) – 415 pikë
  3. Lirika Deva (KS Prishtina) – 355 pikë
  4. Jona Zogaj (KS Peja)- 260 pikë, Arta Popuvci (KS Alpi) – 260 pikë dhe Enxhi Sefaj (KS Borea) – 260 pikë

Derisa në të njëjtën kategori të meshkujt u dalluan:

  1. Drin Kokaj (KS Prishtina) – 382 pikë
  2. Eri Vrella (KS Alpi) – 300 pikë
  3. Klos Vokshi (KS Prishtina) – 280 pikë
  4. Vigan Buza (KS Prishtina) – 250 pikë
  5. Yll Zogaj (KS Nici) – 220 pikë dhe Olti Vrella (KS Alpi) – 220 pikë.

Pos skitarëve më të mirë, çmime fituan edhe trajnerët më të mirë, pa ndihmën e të cilëve nuk do ishin arritur këto suksese.

Trajneri më i mirë i pionierëve u shpall, Kushtrim Deva, ndërsa te juniorët ishte Feim Kollqaku derisa çmimin e trajnerit më të mirë të vitit te seniorët e fitoi, Agim Pupovci.

Në fund Federata e Skijtarisë së Kosovës shpalli pesë skitaret me të mirë të vitit në kategorinë e femrave dhe të meshkujve.

Skitaret e vitit në kategorinë e femrave:

  1. Adea Kollaku (KS Roqulia) – 400 pikë
  2. Djellza Kastrati (KS Alpi) – 360 pikë
  3. Elba Kokaj (KS Prishtina) – 340 pikë
  4. Klea Vrella (KS Alpi) – 300 pikë
  5. Doruntina Kada-Bujupi (KS Alpi) – 210 pikë

Ndërsa në kategorinë e meshkujve, top pesë skitarët më të mirë u shpallën:

  1. Arbi Pupovci (KS Alpi) – 395 pikë
  2. Dradan Pupovci (KS Alpi) – 340 pikë
  3. Eron Burri (KS Alpi) – 300 pikë
  4. Arxhend Salihu (KS Nici) – 260 pikë
  5. Euron Kapuqi (KS Alpi) – 240 pikë.

Në fund, çmimin e klubit më të mirë të skijtarisë për vitin 2019 e fitoi KS Alpi me plotë 5731 pikë të tubuara./E.Bytyqi/arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara