Federata e Hendbollit e Kosovës i shpreh ngushëllime Kreshnik Krasniqit për ngjarjen e rëndë

19:23 | 22 Prill 2019

Sot në Dardani ka ndodhur një tragjedi familjare, ku dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan e tij, gruan e djalit, pastaj edhe vetën.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 13:00 ku ka gjetur tre të vrarë.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”, tha Kelani në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

E të vrarët janë familjarë të hendbollistit me emër të Kosovës, Kreshnik Krasniqi.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës dhe klubi i tij aktual KH Prishtina.

“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht,Eugen Saraçini, President i FHK-së”, thuhet në letrën ngushëlluese.

I dashuri Kreshnik, sot perjetove tronditje te thellë të cilën të gjithë e perjetuam. Te lutem prano ngushllimet më te…

Publiée par Federata e Hendbollit e Kosovës sur Lundi 22 avril 2019

Po ashtu edhe Klubi i Hendbollit Prishtina i ka shprehur ngushëllime lojtarit të tyre.

Në mesazhin ngushëllues të KH “Prishtina”, shkruan se ndihen të tronditur me tragjedinë që i ka ndodhur, kapitenit, lojtarit të ekipit, Kreshnik Krasniqi.

“Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë”.

“Të gjithë ndajmë dhimbjen me ty i dashur Kreshnik. Bëhu i fortë, ashtu si ishe gjithmonë që të përballosh këtë dhimbje me rastin e humbjes të më të dashurve të tu”, thuhet në ngushëllimin e klubit të kryeqytetit.

Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi….

Publiée par KH Prishtina sur Lundi 22 avril 2019

Ai tash e disa vite luante te Prishtina dhe është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Krasniqi është lojtar i pozitës së qendrës në Prishtinë dhe te Kosova, kurse në vitin 2013, ka qenë hendbollisti më i mirë në vend. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara