Federata e Futbollit e Brazilit, e ka mohuar se ka marrëveshje me Carlo Ancelotin, për të drejtuar kombëtarën e ”Seleçaos”.
Gjatë ditës së sotme mediumi brazilian ESPN, kishte raportuar se marrëveshja është arritur, por po mbahet e fsheht.
Federata braziliane këtë raportim e ka cilësuar si të pabazuar dhe jo të vërtetë.
“Federata Braziliane e Futbollit (CBF) bën të ditur se lajmi i publikuar këtë të premte (10/02) se trajneri i Real Madridit, italiani Carlo Ancelotti, është trajneri i ri i kombëtares braziliane është i pabazuar. Presidenti Ednaldo Rodrigues ruan deklaratat e dhëna të mërkurën, pas hedhjes së shortit të ndeshjeve për Kupën e Brazilit. Në atë kohë, ai përjashtoi spekulimet, duke thënë se çështja trajtohet në mënyrë transparente dhe se trajneri i zgjedhur do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në reagimin e CBF-së.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...