Federata e Basketbollit të Kosovës, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e komentatorit e gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi.
Krasniqi vdiq sot në moshën 53 vjeçare si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri
Më poshtë mund ta lexoni telegramin na ana e FBK-së.
E nderuar familja Krasniqi,
Të nderuar komuniteti i gazetarëve sportivë,
Në orët e mbrëmjes morëm lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit sportiv, Milaim Krasniqi.
Zëri i tij ishte simbol i sportit kosovar, që nga kohët e vështira e deri në ditët e sotme. Ndeshjet sportive kishin më shumë adrenalinë kur komentonte Krasniqi.
Ishte frymëzues dhe inspirues për shumë kolegë të tij. Sonte ndërroi jetë një person shumë i dashur për të gjithë.
Luftoi deri në fund, duke treguar shpirtin luftarak dhe të mos dorëzimit.
Iku në amshim për tu mos shuar asnjëherë. Ai do të kujtohet si një kontribuues i madh i sportit, një person shumë i dashur, i urtë, i thjeshtë dhe i sinqertë.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe komunitetin e gazetarëve sportivë të Kosovës.
Me Respekt
Arben Fetahu
Kryetar i FBK-së
lexo edhe:
Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë gazetari i sportit Milaim Krasniqi
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...