FC Prishtina nënshkruan me sulmuesin amerikan

13:54 | 11 Janar 2023
K.B

Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën, është sulmuesi amerikan i lindur në Barcelonë, Jalen Miller Blesa.

Miller Blesa, ka qenë pjesë e skuadrës së Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës.

21 vjecari ka luajtur në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ku ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime.

‘’ Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip’’, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale