FC Prishtina Mabetex në futsall si kampion i Republikës së Kosovës, në fazën e parë paraeliminatore do të takohet me klubin shqiptar, FC Tirana.
Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina Mabetex, në shortin e hedhur sot ka mësuar kundërshtarin për shortin paraeliminator.
Përballë tyre do të jetë kampioni i Shqipërisë, Tirana.

Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë në mes datave 24-29 nëntor 2020, nga ku fituesi do të kalojë ne mesin e 32 ekipeve më të mira.
Në short ishin 46 skuadra, ku nga do do të mbesin 23, ndërsa nëntë më të mirat do të futen në garë nga rrethi i parë.

Në anën tjetër edhe klubi tjetër shqiptar, Shkupi, si kampion i Maqedonisë, ka mësuar shortin.

Skuadra irlandeze e Blu Magic FC Dublin do të jetë kundërshtari i tyre në raundin paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen do ta zhvillojmë si nikoqir. /Telegrafi/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...