Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani sot do të përballet me skuadrën nga ishujt Faroe, KI Klaksvik, në kuadër të kualifikimeve në fazën e grupeve të Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00, raporton arbresh.info.
Ballkani në ndeshjen e kaluar ka arritur fitore bindëse ndaj La Fiorita, ku rezultati përfundimtar ishte 10-0.
Skuadra e Ilir Dajës, tashmë ka mbetur skuadra e vetme kosovare që vazhdon të marrë pjesë në ligat evropiane.
Sonte mbetet të shihet se a do të arrijë skuadra nga Suhareka të kalojnë tutje duke mposhtur edhe këtë skuadër me rezultat bindës. /arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje