Fati u ndrit italianëve, mund të dalin 4 nga 8 ekipe në çerekfinale

20:40 | 6 Mars 2015

Shorti i Ligës së Europës për raundin 1/8 vendosi përballë 2 nga 5 ekipe italiane, aq sa edhe dy ndër dy ekipe spanjolle

Denion Ndrenika

Fati i ndriti skuadrave italiane që u përballën me njera-tjetër vetëm në njerin prej çifteve të raundit 1/8 të Ligës së Europës.

Përkundër italianeve, dy skuadrat e mbetura spanjolle do të duhet të përballen sëbashku në kupën e dytë të klubeve në Europë.

Shorti sapo u hodh në Nion të Zvicrës për ndeshjen që do të luhen me formulën vajtje-ardhje në datat 12 dhe 19 mars.

Shorti vendosi përballë ndërkohë në dy çifte të skuadrave italiane me skuadrat ruse.

Në 16 skuadra, 5 janë nga Italia, dy nga Rusia, dy nga Ukraina, dy nga Spanja dhe nga një e kanë Gjermania, Holanda, Belgjika, Anglia dhe Turqia.

Fiorentina eliminoi Totenhemin anglez 1-1/2-0, Interi i Milanos kaloi skocezët e Sëlltikut të Gllazgout 3-3/1-0, Roma pas barazimit 1-1 si vendase mposhti 2-1 mbrëmë në Roterdam, Fejënordin që luajti me 9 lojtarë për shumë minuta, Torino befasoi në Bilbao pas 3-2 me Atletikun që në Itali kishte marrë 2-2 dhe Napoli u shëtit me Trabzonsporin turk 4-0 jashtë dhe 1-0 si brenda.

Everton (Angli)-Dinamo Kiev (Ukrainë)

Dnjepr (Ukrainë)-Ajaks (Holandë)

Zenit (Rusi)-Torino (Itali)

Volfsburg (Gjermani)-Inter (Itali)

Vijareal (Spanjë)-Sevilja (Spanjë)

Napoli (Itali)-Dinamo Moskë (Rusi)

Bryzh (Belgjikë)-Beshiktash (Turqi)

Fiorentina (Itali)-Roma (Itali)

Shpërndaje në rrjete sociale