Fanse e cilit klub anglez ishte Mbretëresha Elizabeth II?

12:32 | 9 Shtator 2022
Emir Abduramani

Mbretëresha Elizabeth II ka qenë fanse e madhe e sportit, e veçanërisht futbollit.

Njerëzit në Angli gjithmonë janë munduar të zbulojnë se fanse e cilës skuadër ishte ajo. Megjithatë, ky ‘zbulim’ ka qenë jashtëzakonisht i vështirë sepse mbretëresha në publik çdo herë ishte paraqitur si neutrale.

Ka dy versione interesante në lidhje me këtë çështje.

Në vitin 2009, Daily Mirror publikoi një histori interesante ku thoshte se Elizabeth ishte tifozë e Ëest Ham United.

Sipas Daily Mirror, në oborrin mbretëror të saj, një punëtor i cili ishte fans i Millëall po debatonte me një punëtor tjetër i cili ishte me Ëest Ham. E, thuhet se Mbretëresha mbështeti këtë të fundit.

Po ashtu, në vitin 1981 ajo i dhuroi ish-trajnerit të Ëest Ham, Ron Greenëood, Urdhrin e Perandorisë Britanike.

Ndërsa, versioni tjetër thotë se Queen Elizabeth ishte fanse e flaktë e Arsenalit.

Kjo pasi që Arsenali ishte klubi i vetëm që Mbretëresha ia dha mundësinë që të bëjë një vizitë në pallatin mbretëror të saj, në vitin 2007.

Madje, mesfushori spanjoll, ish-lojtar i Arsenalit në atë kohë, Cesc Fabregas, pati deklaruar se ajo vetë u pati thënë lojtarëve të Arsenalit që është fanse e “Topçinjëve”.

“Mbretëresha duket se është një tifoze e madhe e futbollit dhe na tha se mbështet Arsenalin. Ajo dukej se e dinte se kush isha unë menjëherë dhe ne shkëmbyem disa fjalë të veçanta” – kishte thënë Fabregas.

Mbretëresha Elizabeth ishte parë shumë shpesh në stadium ku ndiqte ndeshje të ndryshme të FA në Angli, si dhe shumë ndeshje të kombëtares angleze.

Ndërsa, princi William ka kohë që ka pranuar se e mbështetë skuadrën e Astov Villës.

Mbretëresha Elizabeth II, si figura më emblematike e britanikëve, ndërroi jetë dje në moshën 96-vjeçare, dhe fronin ia la djalit të saj, Mbretit Charles III.

Shpërndaje në rrjete sociale