Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos do t’i luaj nën drejtimin e trajnerit të ri.
Këtë për Gazeta Express e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Pritjes së gjatë i ka ardhur fundit, sepse në fillim të marsit Kosova do të emërojë trajnerin i ri, i cili do të drejtojë Kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Kosova ka qenë pa trajner që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur pas tetë vitesh u largua Albert Bunjaki.
Por, Kosova shumë shpejtë do të emërojë trajnerin e ri, i cili dy sfidat e para do t’i ketë gjatë muajit mars, kur do të zhvillojë miqësoret ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.
Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ani pse nuk ka treguar emrin e trajnerit të ri.
“Kosova do t’i luajë dy ndeshjet miqësor të marsit me trajner të ri. Duroni edhe pak, sepse shumë shpejtë do të njoftoheni”, tha Vokrri.
Dje Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka njoftuar se më 2 mars Vokrri do të njoftojë Komitetin Ekzekutiv për trajnerin e ri.
Fillimisht ishte menduar se trajneri i ardhshëm do të jetë francez, kroat, slloven ose italian, por, Gazeta Express merr vesh se ai është zviceran.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...