Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka folur për yllin e PSG-së, Lionel Messi.
Fabregas që tani e ka kundërshtar argjentinasin, thotë se ky i fundit është shumë i lumtur në “Parkun e Princave”.
Fabregas zbuloi se bisedën me Messin gjatë verës, kur argjentinasi i kishte thënë që rinovonte me katalunasit dhe do mbetej në “Camp Nou”, por pastaj çdo gjë ndryshoi.
“Ai është shumë i lumtur. Ka shumë lojtarë që dinë të flasin gjuhën spanjolle. Është i lumtur, sigurisht”.
“Isha në pushime me të një javë më herët dhe me tha se ishte afër të nënshkruante për Barcelonën dhe do niste stërvitjet javën tjetër”.
“Pesë ditë më vonë, me tha se nuk ishte e mundur dhe klubi i tha se duhej të largohej. U ndjeva keq sepse jam miku i tij dhe tifoz i Barcelonës. Por, tani jam i lumtur që do luajë kundër tij këtë sezon”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Messi ende nuk e ka gjetur tërë potencialin te gjiganti francez, ku ka shënuar vetëm një herë ndaj Man Cityt. /Lajmi.net/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë