Federata e Futbollit të Anglisë është duke hetuar një kartonë të verdhë, që nga ai është fituar një shumë e madhe e parave.
Një tifozë kishte vënë bast shumën prej 65 mijë funteve dhe kishte fituar 130 mijë sosh nga kartoni i verdhë.
FA është duke hetuar ngjarjen në fjalë, por nuk ka pranuar të jap shumë informata.
Zëdhënësi i FA ka konfirmuar se ata janë në dijeni të kësaj çështje dhe janë duke e shqyrtuar atë.
“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”, ka thënë zëdhënësi i FA për ESPN UK.
Ndeshja që po dyshohet është ajo mes Leeds United dhe Arsenalit më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ku Topçinjtë fituan me rezultat të lartë 1-4.
The Granit Xhaka booking in the 86th minute against Leeds that’s being investigated by the FA.
Anyone thinks he was time wasting?
— WelBeast (@WelBeast) January 19, 2022
Suma të mëdha ishin vënë për kartonin e verdhë të një lojtari të Arsenalit dhe në atë takim nga londinezët është ndëshkuar vetëm Xhaka.
Tanimë tifozët e shumtë në Twitter kanë gjetur momentin e ndëshkimit të Xhakës me karton të verdhë dhe ylli nga Kosova u ndëshkua në mënyrë banale, duke vonuar ndeshjen në minutën e 86-të edhe pse rezultati ishte i thellë 1-4.
Gjithsesi FA po e shqyrton këtë çështje dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të marrë një vendim.
A longer clip of the incident. Nah this is way too suspect IMO. 4-1 up with 8mins to go, players giving him options and he still doesn’t pass the ball ???
— The People’s Champ ??????????? (@TroopzAFC) January 19, 2022
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...