Cristiano Ronaldo është kthyer edhe njëherë në qendër të polemikave tek Manchester United.
U duk sikur goli i shënuar ndaj Everton do të jepte rezultatet e duhura dhe se portugezi më në fund kishte fituar vendin e tij në hierarkinë e teknikut Erik Ten Hag.
Mirëpo, holandezi e uli sërish në stol në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Tottenham, e për më tepër pasi e ftoi në nxehje në fundin e pjesës së parë, në fraksionin e dytë e injoroi tërësisht sulmuesin duke mos e përdorur për asnjë minutë.
Një zgjedhje që nuk i pëlqeu aspak CR7 i cili vendosi në mënyrë demonstrativë sapo Ten Hag mbylli zëvendësimet, të largohej nga Old Trafford në minutën e 89-të.
Pas këtij episodi, shumë personazhe u vendosën në krah të Ronaldos, e një prej tyre është Patrice Evra. Ish-mbrojtësi që ka luajtur me luzitanin te United, theksoi se Ten Hag nuk po e respekton Ronaldon.
“Nëse unë do të isha në vend të Ten Hag, atëherë ndaj Tottenham do të hidhja në fushë Crsitiano Ronaldon, madje nga minuta e parë. Dëgjova një intervistë të Ten Hag pas ndeshjes së humbur me Manchester City se nuk e aktivizoi Ronaldon në shenjë respekti. Por, unë jam i bindur se Ten Hag nuk e respekton aq sa thotë Ronaldon, pasi në të kundërt ndaj Tottenham do të duhej ta kishte aktivizuar si titullar. /SS
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...