Samuel Eto’o ka emëruar ish bashkëlojtarin te Barcelona, Andres Iniestan, si lojtarin më të mirë me të cilin ka ndarë zhveshtoren ndonjëherë.
Eto’o dhe Iniesta kanë pasur disa vite të paharrueshme së bashku në Camp Nou ku kanë shpenzuar pesë sezone duke fituar tre tituj në La Liga, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa dhe një Kupë të Mbretit, transmeton portali arbresh.info.

“Kam ndarë dhomën e zhveshjes me shumë lojtarë të mrekullueshëm”, ka thënë Eto’o për LaLiga Africa. “Nëse më duhet të zgjedh një, do thoja Iniestan”
“Ai më ka impresionuar mua nga dita e parë. Messi sigurisht se është nga një tjetër planet dhe duhet ta lëmë anash atë, por Iniesta më ka bërë të them ‘uau…. ta hiqi kapelën'”
Eto’o ka shënuar 162 gola në La Liga për Real Madridin, RCD Mallorcan dhe Barcelonën.
Ai ka luajtur në Itali te Interi, në Rusi te Anzhi Makhachkala dhe te Chelsea dhe Evertoni në Premierë Ligë./arbresh.info/
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: S’ka ndryshim në planet e KFO...
Pas Italisë, Kryeministri Rama udhëton sot drejt Spanjës
Ndryshime në trupën diplomatike-Presidenti Begaj liron nga d...
Komandanti i FSK-së pret në një takim shefin e Shtabit të FA...
Akil Gjakova kërkon medaljen e bronztë në Kampionatin Evropi...
Starmer: Do të bëjmë gjithçka për hapjen e Ngushticës së Hor...