Viktor “sdy” Orudzhev do të qëndrojë në ekipin e Na’Vi të paktën edhe për tre muajt e ardhshëm.
Trajneri i ekipit Na’Vi, Andrey “B1ad3” Gorodenskiy konfirmoi se Viktor “sdy” Orudzhev do të mbetet në skuadër për të ardhmen e parashikueshme, ku do të luajë edhe në turneun IEM Rio Major në nëntor, ndërsa nuk dihet se a do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit pas kësaj periudhe.
Sdy iu bashkua ekipit Na’Vi në qershor, duke zëvendësuar Kirill “Boombl4” Mikhailov pas largimit të liderit në lojë nga formacioni aktiv, ku u përmendën “rreziqe të larta reputacioni për klubin” nga organizata.
While NAVI #CSGO players have a break, our coach @Navi_B1ad3 has taken the time to chat with us about the current affairs of the team.
?️: https://t.co/2PIEWis3Ii#navination pic.twitter.com/vHbeKCDeDK
— NAVI (@natusvincere) August 4, 2022
Që nga ardhja e sdy në ekipin me bazë në Ukrainë, arriti në finalet e mëdha të njëpasnjëshme në BLAST Premier Spring Finals dhe IEM Cologne, duke marrë një trofe nga i pari dhe duke u mposhtur nga FaZe në finale në Gjermani.
Lista e Na’ Vi për tre muajt e ardhshëm do të jetë:
Denis “electroNic” Sharipov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Aleksandr “s1mple” Kostyliev
Valeriy “b1t” Vakhovskiy
Viktor “sdy” Orudzhev
Andrey “B1ad3” Gorodenskiy (trajneri)
/Telegrafi/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...