Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde mund të shkarkohet në rast se Sevilla fiton këtë mbrëmje Kupën e Mbretit.
Në formë të jashtëzakonshme, ish trajneri i Athletic Bilbaos është vënë nën presion të madh te skuadra katalunase pavarësisht se është vetëm disa javë larg nga titulli në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka 12 pikë të pastra para Atletico Madridit si rivali më i afërt dhe ishte rrugës drejtë tripletës qysh në sezonin e parë nën udhëheqjen e Valverdes.
Megjithatë, Roma krijoi një rikthim befasues në ndeshjen e dytë duke eliminuar gjigantin katalunas nga Liga e Kampionëve në fazën e çerekfinaleve.
Dhe sipas një raporti nga gazeta ‘Mundo Deportivo’, eliminimi tronditës ka rritur presionin në krahët e Valverdes.
Gazeta e lartpërmendur shton se e ardhmja e 54-vjeçarit është në dyshime dhe hierarkia e Barcelonës është ende e pasigurt nëse titulli në ligë apo edhe Kupa e Mbretit janë të mjaftueshme për t’i ruajtur detyrën e tij.
Valverde iu bashkua Barcelonës gjatë verës së kaluar./arbresh.info/
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA