Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e 18-të i ka takuar futbollistit të FC Ballkanit, Ermal Krasniqi.
Vlerësimi i më të mirit të kësaj jave është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Zeqir Hasi, Fatmir Mehmeti dhe Florim Homolli.
Komisioni vlerësoi se sulmuesi anësor i kampionëve në fuqi ishte më i merituari në fitoren si mysafir ndaj Gjilanit, me rezultat 3:0. Ai përgjatë tërë ndeshjes tregoi lojë të mirë, derisa ishte vendimtar në arkëtimin e tri pikëve të reja edhe me dy gola të shënuar.
Çmimi “Ylli i Javës” për Krasniqin e ndau Mentor Boroci, zyrtar ligjor në Albi Mall.
E pas marrjes së këtij çmimi për herë të dytë në këtë edicion, Ermal Krasniqi foli për faqen zyrtare të FFK-së.
“Si çdoherë, është kënaqësi të zgjidhësh më i miri i javës. Ndjenjë e mirë që u riktheva prapë gjatë këtij edicioni për ta marr këtë shpërblim. Jam i lumtur për sukseset e klubit dhe për faktin që arrij ta ndihmoj skuadrën nga ndeshja në ndeshje në arritjen e objektivave të saj. Ballkani edhe në këtë edicion po tregon seriozitet dhe jemi në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion. Falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafin, pasi bashkërisht po bëjmë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Krasniqi

Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...