Ermal Krasniqi është padyshim njëri nga lojtarët shqiptarë më të talentuar dhe më në formë të momentit, gjë që po e tregon te Cluj.
Forma e tij nuk ka kaluar pa rënë në sy të disa ekipeve të njohura që luajnë në Serie A dhe Mallorcës që luan në La Liga, por për këtë është ende shpejt të flasim.
“Nga burime pranë lojtarit mësojmë se Kosova i ka dërguar ftesë Krasniqit për ndeshjet e marsit, por ai e ka lënë pezull, pasi po pret ftesën e Shqipërisë. Dëshira e madhe e lojtarit është të përfaqësojë Shqipërinë dhe në rast të një thirrje nga Sylvinho, ai do i përgjigjej direkt pozitivisht”, shkruan mediumi cna.al.
Ermal Krasniqi ishte një prej elementeve që ka shkëlqyer me Ilir Dajën te Ballkani.
Sulmuesi 24-vjeç do ta bënte hapin e madh për të kaluar te Cluj në Rumani.
Menjëherë debutoi me gol ndaj Constanta në kampionat dhe siguroi vendin e titullarit.
Ai është ftuar vetëm në një miqësore nga Kosova, por nuk ka debutuar ende në ndeshje zyrtare.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë