Erdoğan me mesazh mbështetës për kombëtaren turke para ndeshjes hapëse të EURO 2020

15:41 | 11 Qershor 2021

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur mbështetje për Kombëtare e Turqisë në futboll, e cila sonte do të përballet me Italinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian EURO 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam shumë i emocionuar. E di, të gjithë jemi të emocionuar. Sot në EURO 2020, djemtë tanë do të dalin në fushë”, shkroi Erdoğan në Twitter.

“Mjeshtër (Şenol) Güneş, djelmosha, dijeni që gjithmonë ju duam, pa marrë parasysh rezultatin. Jemi gjithmonë me ju. Allahu qoftë me ju dhe ju ndihmoftë”, theksoi presidenti turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara