Spanja është befasuar mbrëmjen e së shtunës kur ka pësuar një humbje 1-2 nga Zvicra.
Me këtë disfatë spanjollët kanë zbritur nga vendi i parë në të dytë me tetë pikë, dy më pak se Portugalia që kryeson grupin.
E për disfatën nga helvetikët ka folur edhe trajneri i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique.
Enrique ka thënë se duhej të bënin më shumë në këtë takim, por që tanimë ka përfunduar dhe do të shkojnë për të fituar në Portugali.
“Duhej të bënim më shumë dhe këtu besoj jemi të gjithë dakord. U prezantuam në këtë duel si kryesuesit e grupit dhe e kishim vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ashtu si kundërshtarin”.
“Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe një ndeshje tjetër dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren ndaj Portugalisë dhe të rikthehemi në vendin e parë”, tha Enrique që foli edhe për mos aktivizimin e Alvaro Moratas në këtë takim.
“E mora në konsideratë, ai është ftuar gjithmonë në kombëtare, të paktën me mua si trajner. Është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova të aktivizoja Borja Iglesias për t’i dhënë një shans, nuk asgjë për të thënë më shumë për këtë temë”, u shpreh tekniku spanjoll.
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi