Lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është përfshirë në ekipin më të mirë në kuadër të eleminatoreve të Botërorit “Katari 2022”, nga “Who Score”.
Shkupjani si bartës i lojës ndihmoi Përfaqësuesen e Maqedonisë të sigurojë fazën play-off të Botërorit.
Bardhi në këtë cikël eleminator numëron tetë paraqitje për Maqedoninë e Veriut, ndërsa u vlerësua me notën 7.82.
Në mesfushë bashkë me Bardhin janë edhe Stiven Berghuis e Memphis Depay nga Holanda, si dhe Dusan Tadic nga Serbia.
Pjesë e sulmit të “ekipit ideal” janë përfshirë Harry Kane dhe Robert Lewandwoski, ndërkaq në mbrojtje u përgjodh Joao Cancelo, Harry Maguire dhe Virglin van Dijk./Arbresh.info

Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...