Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e 17-të i ka takuar portierit të SC Gjilani , Enea Koliçi.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Agim Maliqi, Sejdi Bojku dhe Besim Slishani.
Komisioni vlerësoi se portieri Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit (1:0).
Ai gjatë lojës u tregua vendimtar me disa në intervenime, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.
Çmimi “Ylli i Javës” për Enea Koliçin e ndau Edona Ramadani, menaxhere e blerjes dhe furnizimit në Albi Mall.
Pasi mori çmimin, Koliqi për faqen zyrtare të FFK-së tha se këtë çmim ia dedikon klubit dhe bashkëlojtarëve të tij.
“Faleminderit shumë komisionit, ky është një vlerësim i rëndësishëm për mua, të cilin dua t’ia dedikoj klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja me Llapin ishte shumë e vështirë dhe e përgëzoj ekipin për angazhimin. Jam i lumtur që dolëm me pikë të plota nga kjo sfidë. Tani ka mbetur edhe një ndeshje e vështirë për ne, por shpresoj ta mbyllim këtë stinor vjeshtor sa më mirë“, ka thënë Koliçi./arbresh.info/

Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike