Futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi, e ka fituar çmimin “Ylli i Javës”
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall po vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e 13-të i takon futbollistit të FC Prishtina, Endrit Krasniqi.
Për futbollistin bardhekaltër kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim në këtë edicion. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Lulzim Rrmoku, Skender Kapra dhe Flamur Sinani.
Endrit Krasniqi u vlerësua për paraqitjen e mirë dhe për golin që e vulosi fitoren e Prishtinës në duel me Llapin (2:0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çmimin “Ylli i Javës” për Endrit Krasniqin e ndau Rinor Bekteshi, menaxher për blerje dhe furnizim në ‘Albi Mall’.
Pas marrjes së çmimit, Krasniqi u shpreh i lumtur që fitoi edhe një tjetër çmim të ‘Yllit të Javës’.
“Ky është një çmim i rëndësishëm për mua, pasi atë dëshirojnë ta fitojnë të gjithë futbollistët që janë pjesë e elitës. Kjo është hera e dytë gjatë këtij edicioni që shpërblehem me këtë çmim dhe shpresoj ta fitoj edhe herave tjera. FC Prishtina tashmë e ka kapur një seri pozitive të rezultateve, gjatë të cilës periudhë përveç punës sonë të madhe e kemi pasur përkrah edhe fatin. Uroj që të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetje”, ka thënë Endrit Krasniqi./arbresh.info
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...