Emre Can pritet të jetë futbollisti i parë i larguar nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori gjerman ka treguar haptazi se nuk është i lumtur tek bardhezinjtë dhe dëshiron largimin.
Kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain janë skuadra që kanë shprehur interesim të madh për lojtarin.
Parisienët kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe kanë marrë përgjigje pozitive për t’iu bashkuar atyre.
Tani kampionët në fuqi të Francës do të tentojnë marrëveshjen me Juventusin.
Zonja e Vjetër po kërkon së paku 35 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin gjerman.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Manchester United dhe Bayern Munich.
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...
Demet Ozdemir “e pëlqen” Londrimin
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...