Trajneri i Villarrealit, Unai Emery e konfirmoi se nuk do largohet, pavarësisht raportimeve që e lidhnin atë me një kalim te Newcastle United.
Emery ka bërë të ditur se është i përkushtuar 100 për qind te skuadra, derisa ka falënderuar klubin anglez për interesimin, shkruan arbresh.info
“Villarreal CF është shtëpia ime dhe unë jam 100 për qind i përkushtuar. Sinqerisht, jam mirënjohës për interesin e një klubi të madh, por edhe më shumë mirënjohës që jam këtu dhe kjo është arsyeja pse i komunikova Fernando Roig vendimin tim për të vazhduar të jem pjesë e këtij projekti për shkak të përkushtimit dhe respektit që perceptoj nga klubi dhe lojtarët e mi, e cila është e ndërsjellë dhe reciproke”.
“Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen që më kanë treguar gjithmonë. Të dielën kemi një lojë shumë të rëndësishme dhe shpresoj që së bashku të arrijmë fitoren. Shihemi në Estadio de la Cerámica”, shkroi Emery.
Përndryshe, Villarreal është afër të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri