Granit Xhaka nuk po kalon momente të mira te Arsenali që nga ndeshja me Crystal Palacen, ku ndodhi edhe polemika me tifozët.
Mesfushori ka qëndruar jashtë fushave, ndërsa i është hequr edhe shiriti i kapitenit.
“Topçinjtë” do të luajnë këtë fundjavë përballë Leicester një ndeshje mjaft interesante, por Granit Xhaka do të jetë përsëri jashtë ekipit për të katërtën ndeshje radhazi.
Trajneri Unai Emery tregtoi se nuk ishte vetëm vendim i tij për ta lënë lojtarin jashtë, pasi diçka të tillë e kishte diskutuar me Xhakën.
“Fola me të që ditën e martë për sa i përket gjendjes së tij fizike dhe psikologjike. Xhaka po stërvitet dhe po punon, por më tha që nuk ndihet akoma gati për të luajtur dhe ne do të presim”, ka thënë Emery.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme rreth Granit Xhakës dhe klubeve që janë të interesuara për shqiptarin.
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë