Portugalia është finalisti i parë në Kampionatin Evropian 2016.
Uellsianët u eliminuan nga turneu madhështor, ku për herë të parë merr pjesë, me rezultat 2-0 nga Portugalia e Cristiano Ronaldos, që shkëlqeu në Lyon të Francës.
Një ndeshje mjaftë e matur nga të dy skuadrat u zhvilluar brenda 45 minutave që sollën disa shanse mjaftë të mira. Megjithatë, në fraksionin e dytë uellsianët u vënë shpejtë në presion pas dy golave të shpejtë nga portugezët.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk qëndroi i qetë në pjesën e dytë. Pas një goditje nga këndi, sulmuesi bëri një shkëputje fenomenale për të goditur topin fortë me kokë drejt portës së Wayne Hennessey. 31-vjeçari realizoi me kokë golin e nëntë në Kampionat Evropian pas asistimit nga Guerreiro në minutën e 50′ të ndeshjes. [VIDEO]
Epërsia e siguruar nga Portugalia u dyfishua vetëm tre minuta më vonë. Një goditje nga Cristiano Ronaldo jashtë zonës së penaltisë u dërgua në portë nga ish anëtari i Manchester United, Luis Nani. [VIDEO]
Qysh pas golit nga Ronaldo, Uellsi tentoi vazhdimisht për të shënuar, shkruan portali arbresh.info. Sulmuesi Gareth Bale bëri dy përpjekje për të realizuar nga distanca por Rui Patricio ishte i vëmendshëm gjatë tërë kohës.
Edhe Portugalia kishte një mundësi të artë për të trefishuar epërsinë, por portieri Wayne Hennessy nuk lejoi një gjë të tillë. Danilo shfrytëzoi një gabim nga mbrojtja uellsiane duke goditur topin fortë drejt portës së portierit 29-vjeçar, i cili me vështirësi e ndali atë pa kaluar vijën e bardhë.
Portugalia në finale pret fituesin e ndeshjes Gjermani – Francë, takim që zhvillohet nesër në Stade Velodrome duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info