Karateisti Elham Shabani, është në rrugë të mbarë për të fituar medaljen e bronztë të Evropës, të parën e këtij niveli në karrierën e tij.
Shabani ka shënuar katër fitore në kategorinë deri në 75 kilogramë, në Evropianin që po mbahet në Gaziantep të Turqisë. Humbjen e vetme e pësoi në raundin e tretë, ndërsa garën drejt medaljes e vazhdoi përmes repesazhit ku shënoi dy fitore të tjera, përcjell arbresh.info..
Lufta për të bronztën zhvillohet të shtunën, ndërsa garuesi ynë përballë do të ketë Hamza Turulja të Bosnjë e Hercegovinës.
Në ditën e parë të garave, vetëm Shabani vazhdoi rrugën drejt medaljes. Garuesit tjerë si Fortesa Orana (+68), Melos Gashi (-84 kg), Shpresim Shabani (84+) dhe Adelina Rama (-61 kg) u ndalën kryesisht në raundin e dytë.
Garat sot i vazhdojnë edhe garuesit tjerë./arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë