Kombëtarja e Ekuadorit në futboll mund të përjashtohet nga Botërori Katar 2022.
Kjo për shkak të dyshimit se ata kishin falsifikuar dokumentet e mbrojtësit të djathtë, Byron Castillo, duke thënë se ai është 24-vjecar dhe ka lindur në Ekuador.
Por, Dailymail ka publikuar një raport me dokumente dhe audio-incizime ku vërehet se Castillo e pranon që nuk ka lindur në Ekuador, dhe në të vërtetë ai është nga Kolumbia dhe është 27-vjecar, përcjell arbresh.info.
Për këtë rast, edhe Federata e Futbollit të Kilit në muajin prill kishte dërguar një ankesë në FIFA me pretendimin se Castillo është kolumbian dhe në Ekuador është vetëm emigrant i paligjshëm, jo shtetas ekuadorian.
Megjithatë, sipas raportit të Dailymail vërehet se FIFA i ka ‘mbyllur’ sytë për këtë rast./arbresh.info
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...