Eksperti i njohur thotë se Xherdan Shaqiri do të jetë vetëm një lojtar tjetër te Liverpooli

18:41 | 12 Qershor 2018

Eksperti në ESPN, Paul Marineer mendon që Xherdan Shaqiri do të jetë vetëm një lojtar tjetër te skuadra e Liverpoolit.

Anësori kosovar i Stoke Cityt është përfolur shumë gjatë ditëve të fundit për transferim në Anfield pas dështimit të Liverpoolit për të siguruar një marrëveshje me sulmuesin e Lyonit, Nabil Fekir, transmeton portali arbresh.info.

“Nëse ata do të luftojnë në të gjitha fronet, ai do të jetë një lojtar i skuadrës”, ka thënë Mariner. “Sa i përket shumës prej 10-12 milionë funta, në këto ditë dhe në këtë moshë, ai shkon në skuadër”

“Po, ai është [një lojtar luksi], ai sigurisht ka cilësi, por ai është një lojtar shumë luksoz”

“Nuk mendoj se do të jetë diku afër skuadrës së parë. Nëse nënshkruan, ai do të jetë pjesë e ndryshimeve”

Shaqiri ka shkëlqyer sezonin e fundit te Stoke City duke realizuar tetë gola brenda 38 paraqitjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara