Golden Eagle Ylli nuk ka kaluar një gjysmësezon të mirë në elitën e basketbollit kosovar, ku pas 13 ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, me vetëm katër fitore.
Kjo ka bërë që Ylli ta ndërrojë trajnerin Fotis Takianos në gjysmën e nëntorit. Dy javë më vonë ata zyrtarizuan Jeronimo Sarin, por edhe aventura e tij ka përfunduar tashmë, shkruan Arbresh.info.
Siç merr vesh Arbresh.info, nga burimet afër klubi suharekas timonieri i ri i Yllit për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë Petar Mijovic.
Ai aktualisht drejton SC Derbyn, mirëpo një ofertë e dy herë kampionit të Kosovës ka bërë që ai të kthehet në Suharekë.
Mijovic është emër i njohur për basketbollin kosovar pasi e udhëhoqi Yllin edhe para një viti, ku arriti finalen, por u mposht nga Trepça.
Po ashtu më herët ka udhëhequr edhe Sigal Prishtinën e Bashkimin.
Ylli shumë shpejtë pritet ta zyrtarizoj Mijovicin në krye të klubit. Derisa skuadra tashmë është e kompletuar, ku stërvitjet i kanë filluar edhe transerimet e reja ndër ta edhe Scott Bamforth.
Skuadra suharekase ka paralajmëruar që nga fillimi i këtij sezoni, që do të luftoj për të gjithë titujt dhe ardhja e Mijovicit në krye të suharekasve e bën edhe më konkurrent ekipin që këtë vit feston 50-vjetorin e themelit./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen