“Ekip pa ide dhe i turpëruar”, Capello e kritikon ashpër Juventusin

08:59 | 10 Maj 2021

Fabio Capello e ka kritikuar ashpër Juventusin për humbjen e thellë 3:0 kundër Milanit të dielën, duke e quajtur ekip pa ide dhe të turpëruar.

Milani e shkatërroi plotësisht 3:0 Juventusin në një duel të drejtpërdrejt për top katërshe në Serie A, duke e bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Brahim Diaz, Ante Rebic dhe Fikay Tomori shënuan për triumfin e madh të Milanit në Alliaz Stadium në Torino.

“Juventusi u turpërua. Ata nuk ekzistuan fare në pjesën e parë. Nuk kishin ide, sikur në lojën e kaluar kundër Udineses”, tha Capello.
Ai shtoi: “Milani e kreu punën e vet, pa i koklavitur gjërat. Iu mungoi agresiviteti.”

Kjo fitore nënkupton se kuqezinjtë rikthehet në vendin e tretë në Serie A me 72 pikë, aq sa ka Atalanta në vendin e dytë dhe dy më shumë se Napoli në vendin e katërt.

Juventusi bie në pozitën e pestë me 69 pikë.

“Të dy skuadrat bënë shumë pasime të gabuara në pjesën e parë. Pashë aq shumë gabime saqë e pyeta veten nëse ata janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur në Superligë”, nënvizoi ish-trajneri italian.

Derisa Milani është tërhequr nga projekti për Superligën Evropiane, Juventusi vijon të jetë pjesë e tij tani vetëm me Real Madridin dhe Barcelonën. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara