Edhe pse i pezulluar, Buffon udhëton në Liverpool në mbështetje të PSG-së

23:31 | 17 Shtator 2018

Gianluigi Buffon ka udhëtuar me skuadrën e Paris Saint-Germainit për në Liverpool, ku skuadra e tij zhvillon ndeshjen e parë grupore në Ligën e Kampionëve.

Portieri veteran nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës në Anflied, duke qenë se është i pezulluar për lojë.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Ai është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak të konfrontimit me portierin Michael Oliver në ndeshjen çerekfinale ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit në sezonin e kaluar.

Kjo do të jetë ndeshja e parë, në të cilën portieri legjendar nuk mund të luajë, ndërsa do t’i mbeten edhe dy të tjera.

Edhe bashkëkombësi i tij, Marco Verratti, është i suspenduar, mirëpo për dallim nga Buffon, ai nuk ka udhëtuar në Angli e as mbrojtësi i djathtë, Dani Alves.

Përkundër mungesave, PSG ka një skuadër të fuqishme që do të përballet me Liverpoolin në fazën grupore.

Pos këtyre skuadrave favorite, pjesë e Grupit C janë edhe Napoli dhe Zrvena Zvezda. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme