Manchester City është në kërkim të mesfushorit serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas Calcio Mercato.
Mesfushori serb dhe klubi italian janë duke kaluar në një formë të lartë këtë sezon edhe janë në mesin e klubeve që po luftojnë për kreun e tabelës në Serie A.
Serbi në të kaluarën ishte lidhur edhe me një kalim te Manchester United, Juventus dhe Real Madrid por City është i gatshëm të mposht të gjithë për nënshkrimin e tij, transmeton arbresh.info.
Raportohet se gjiganti anglez do të bëj ofertë në afatin kalimtar të Janarit.
Man City në 11 takime deri më tani të zhvilluara në ligë renditet në pozitën e parë me 31 pikë dhe nuk ka shijuar ende humbjen. /arbresh.info/
kovi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...