Eden Hazard është rikthyer në stërvitjet e Real Madridit këtë javë.
Marc raporton se Hazard është rikthyer në stërvitje, duke iu bashkuar lojtarëve të tjerë të Real Madridit teksa ata kaluan seancën e parë të grupit pas humbjes 1-0 në derbin ndaj Atletico Madrid të dielën.
Belgu iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës më 29 mars për të hequr pllakën që kishte mbajtur që nga dhjetori i 2019-ës.
Hazard është i etur të jetë me shokët e tij të skuadrës gjatë periudhës së mbylljes së sezonit të LaLigës.
Hazard tashmë është duke punuar me grupin, por ai nuk ka gjasa të luajë një rol të rëndësishëm në disa ndeshjet e fundit të sezonit, pasi ai duhet të marrë formë dhe të jetë gati për të luajtur sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...