Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard ka pranuar se ka shtuar shumë peshë gjatë verës.
Belgu nuk ishte në formën e duhur kur u transferua te “Los Blancos” në afatin veror për 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ka thënë se kur është në pushime shton shumë peshë, por arrin ta humbasë shumë shpejtë.

“Është e vërtetë, nuk mund të gënjej. Kur jam në pushime jam në pushime. Kam shtuar pesë kilogramë në verë. Jam nga ata që shtojnë peshë shumë shpejtë, mirëpo e humbin shpejtë”
“Kur isha në Lille kisha 72 kilogram, pastaj shtova muskuj dhe pesha u ngrit në 75 ndërsa gjatë verës arrita në 80, por i humba brenda 10 ditëve”
Hazard për Realin ka shënuar vetëm një gol ndërsa momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në dhjetor./arbresh.info.
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...
OVL e UÇK-së thërret për bashkim: Hidhni poshtë çdo përpjekj...
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së