Promotori i boksit, Eddie Hearn ka dhënë disa komente ku ka krahasuar Anthony Joshua me Tyson Fury.
Hearn beson se Josuha është një yll më i madh sesa Fury, përkundër se AJ ka pësuar dy humbje së fundmi; një nga Andy Ruiz JR dhe një nga Oleksandr Usyk.
“Tyson Fury nuk është më i madhi në boks, AJ është akoma”, ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net. “Por, po – ai është yll i madh”, shtoi ai.
“Unë jam besnik ndaj AJ, dhe mendoj se Fury e dinte këtë edhe kur negocioja për të kur ishte në momentet e tij të këqija. Ai e dinte se AJ do të ishte numri 1 për mua”, shtoi promotori britanik.
AJ do të ketë një përballje me Oleksandr Usyk në tentim për të rimarrë titujt e tij, ndërsa Fury vazhdon të jetë praktikisht i pensionuar nga boksi. E vetmja mënyrë që ky i fundit të kthehet në ring është nëse Joshua fiton titujt ndaj Usyk dhe luftojnë për unifikim titujsh. /Lajmi.net/
Numërohen mbi 50 % e votave me kusht, prin VV
Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq
Këta janë golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropia...
KEDS ndërpret furnizimin me rrymë në Drenas, Malishevë e Rah...
IKSHPK: Kujdes me ujin dhe ushqimin – uji të vlohet para për...
Durmishi: Në gjendje gatishmërie për reshjet e shiut, ekipet...