Ian Wright ka dhënë një deklaratë tronditëse duke pretenduar që trajneri Arsene Wenger ishte shkarkuar nga Arsenali për shkak se nuk ka dashur asnjëherë të largohet nga klubi.
Wenger njoftoi mëngjesin e së premtes se do t’i jap fund 22 viteve të tij në klub me përfundimin e sezonit pas një presioni të madh dhe kritikave të vazhdueshme nga tifozët e Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Klubi londinez do të përfundoj sërish jashtë top katërshes për sezonin e dytë radhazi dhe Wright beson se hierarkia e “Topçinjve” qëndron para vendimit rreth të ardhmes së francezit.
“Arsene Wenger është një njeri i parimit, ndershmërisë dhe integritetit – kjo është arsyeja pse unë jam i bindur që ai ishte shkarkuar dhe nuk ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Wright, legjenda e Arsenalit.
“Pas gjithë kritikave të ashpra dhe abuzimit mbi të, Arsene Wenger nuk ka qenë asnjëherë një njeri që largohet para se të përfundoj kontrata e tij”
‘SunSport’ raportoi gjithashtu mbrëmjen e kaluar se Wenger nuk ishte larguar me dëshirë nga Arsenali./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...