Sot është mbajtur konferenca për media nga skuadra e FC Ballkanit para ndeshjes kundër Slavia Prague e cila është në kuadër të Conference League.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë trajneri i skuadrës suharekase, Ilir Daja dhe lojtari Arbër Potoku.
Trajneri Ilir Daja tha se janë të gatshëm të përballen me Slavia Prague edhe pse nuk janë në formën më të mirë.
“Duke parë gjendjen tonë momentale, nuk jemi në formën më të mirë dhe kundërshtarin e kemi më të fortë të grupit mirëpo kjo nuk do të thotë se do të hyjmë ( në fushë) të dorëzuar” ka thënë Daja, shkruan arbresh.info.
Gjatë konferencës, trajneri me prejardhje nga Shqipëria është pyetur edhe për ndeshjen ndaj KF Prishtinës e cila tashmë është shtyrë nga komisioni i Garave i Superligës.
Ndërsa ky vendim nuk është pritur mirë nga “Bardhë e Kaltërtit”.
Ilir Daja rikujtojë ndeshjen ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” ku është shkelur një marrëveshje e kontratës së Lojtarit Kushtrim Gashi, mirëpo është anuluar për këtë ndeshje me pëlqimin nga të dyja skuadrat, bëhet fjalë që Gashi mos luaj në ndeshjet e Prishtinës kundër Ballkanit.
Mirëpo sipas Dajës, kjo është lejuar për hatër të tifozëve dhe kërkesës së skuadrës së Prishtinës që ai të jetë pjesë e ndeshjes.
“Nuk e kemi kërkuar ndeshjen me Prishtinën të shtyhet përshkak të rezultatit, sepse po ju kujtojmë vetëm një gjë, që momentin që drejtuesit e Prishtinës kanë kërkuar nga presidenti i Ballkanit dhe nga stafi teknik që të luaj Kushtrim Gashi pavarësisht që në kontratë e kishte që në ndeshjet me Ballkanin nuk mund të luante, ne kemi pranuar që për hirë të spektaklit dhe për hirë të atyre tifozëve që ishin në stadium, pranuam që Gashi të jetë prezentë në fushë”- ka thënë Daja raporton arbresh.info.
Kjo është një lloj arsyetimi nga trajneri mirëpo Daja gjithashtu tha se shtyrja e ndeshjes, ndodhi edhe pasiqë Ballkani është duke përfaqësuar futbollin kosovar në kompeticionin evropian dhe se lëndimet e ndryshme të lojtarëve mund të jenë një problem i madh i skuadrës së Ballkanit.
Në fund të konferencës, Daja e arsyetoj shtyrjen e ndeshjes ndaj Prishtinës, duke thënë se orari i ngjeshur ka obliguar skuadrën suharekase të kërkoj të ndërrohet orari i ndeshjet ndaj skuadrës së kryeqytetit. /arbresh.info/
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës