E kryer: Ronaldo kalon te Al-Nassr

13:26 | 5 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, me siguri se do ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës.

Sipas gazetës madrilene “Marca”, nga 1 janari, Ronaldo do të jetë pjesë e klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, transmeton arbresh.info.

Ronaldo e shkëputi kontratën me Manchester Unitedin pak para fillimit të Botërorit në Katar, pasi i prishi punët me trajnerin Ten Hag dhe kritikoi klubin në një intervistë të tij të dhënë për Paul Merson.

Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, teksa 37-vjeçari vazhdon të jetë lojtar i lirë.

Në Arabi, portugezit i është ofruar një mega-kontratë me 200 milionë euro në sezonë dhe shumë bonuse tjera, të cilat përmbajnë shifra të frikshme për një lojtar.

Pra, me transferimin e tij te Al Nassr, CR7 do të bëhet futbollisti më i paguar në histori të futbollit.

Gjithçka sa i përket të ardhmes së tij do të zyrtarizohet pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale