Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen kundër Atalantas të shtunën për shkak se është lënë jashtë nga skuadra nga Maurizio Sarri.
33-vjeçari shënoi hat-trick kundër Lituanisë dhe një gol kundër Luksemburgut gjatë detyrës së tij te Portugalia duke arritur në 99 në përgjithësi numrin e golave për vendin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Sarri ka vendosur për t’i dhënë pushim atij para ndeshjes kundër Atalantas dhe duket se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ishte në nevojë për një pushim.
“Nuk ka asgjë për të sqaruar rreth Ronaldos. Disa lojtarë duhet të lihen jashtë për të pushuar”, ka thënë Sarri.
“Problemi është që të martën na ka thënë neve se nuk ndihet ende mirë. Qëllimi jonë është të kemi atë para Ligës së Kampionëve. Jam 99 për qind i sigurt se nuk do të jetë nesër”

Juventusi aktualisht udhëheq me një pikë para Interit në krye të tabelës në Serie A./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja