Vedat Muriqi mbetet temë e nxehtë në kampionatin e shtetit turk sa i përket të ardhmes së tij.
Haluk Canatar ka folur për A Spor, duke konfirmuar tri ofertat që ka marrë klubi i Rizesporit.
Ai ka thënë se tashmë për lojtarin e Kosovës kanë bërë oferta Fenerbahce, Galatasaray si dhe Basaksehir.
“Mund të them se Galata edhe Feneri tashmë kanë shprehur interesimin për sulmuesi. Ata kanë bërë ofertë në drejtim të Rizesporit”, ka pohuar menaxheri.
Ai më tutje ka deklaruar se ish-trajneri i Rizes, Okan Buruk, i cili dha dorëheqje ditë më parë nga skuadra, dëshiron ta transferoj lojtarin te skuadra e Basaksehiri.
Ndryshe, 25-vjeçari në sezonin që lamë pas ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste në të gjitha garat. /Telegrafi/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë