Transferimi i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi nga Fenerbahce te Lazio nuk ka shkuar aspak sipas pritshmërive.
27-vjeçari nuk e gjeti aspak veten te klubi italian, ku në shumicën e ndeshjeve qëndroi në bankën e rezervistëve, derisa shumë rrallë u aktivizua.
Por, periudha e tij te Lazio duket se do të mbarojë, pasi Fenerbahce ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në skuadër.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira ka raportuar se klubi turk e do transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Vedat #Muriqi could leave #Lazio in January. #Fenerbahce have already shown interest for the return of the striker on loan. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) November 11, 2021
“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimit”.
Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit, Muriqi është aktivizuar vetëm për shtatë minuta dhe rikthimi te Fenerbahce do të mund ta rikthente në formën e mëparshme, pasi përkrah do të kishte Mërgim Berishën dhe Mesut Ozil./Arbresh.info
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...