Cristiano Ronaldo luajti një rol kryesor në fitoren 1 me 0 të Juves ndaj Interit mbrëmjen e sotme (e premte).
Por, edhe pse sulmuesi nuk shënoi në stadiumin Allianz, ai festoi sikur të kishte shënuar vet, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo startoi në krahun e majtë të treshes frontale të Juves mbrëmjen e sotme. Reprezentuesi portugez arriti të ketë disa shanse të mira para portës derisa “Zonja e Vjetër” kishte probleme për të gjetur golin e epërsisë.
Por, ishte Mario Mandzukic ai që zhbllokoi gjithçka derisa po zhvillohej pjesa e dytë.
Sulmuesi shënoi me kokë pas harkimit të bukur nga Joao Cancelo ndërkohë që Ronaldo ishte i markuar.
Por, ish ylli i Real Madridi ngriti grushtin e tij që për një moment dukej sikur ka shënuar vet golin!
Mandzukic vrapoi dhe festoi para tifozëve derisa bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo eventualisht iu bashkua atyre.
Kjo fitore ka bërë që Juventusi të krijojë një hapësirë të madhe me pikë ndaj rivalëve për titull – Interit dhe Napolit./arbresh.info/
Shikoni këtë moment më poshtë:
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...