Cristiano Ronaldo do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madridi.
32 vjeçari nuk e ka filluar sezonin siç duhet duke shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje, transmeton arbresh.info.
Gazetari i njohur spanjoll i Sky Sports, Guillem Balague ka deklaruar se Ronado dëshiron të largohet nga Bernabeu, pasi dëshiron një sfidë të re.
“Po, ai i ka treguar Realit dhe Florentino Perezit se ai dëshiron të largohet”, tha Balague.
“Ai është përsëri i zemëruar, sikur në verë, kësaj radhe ai ndjehet se nuk është mbrojtur ose nuk është dashur nga klubi. Por, presidenti i Madridit ka thënë se nuk ka shansa që ai të largohet dhe se ka klauzolë prej 1 miliardë euro. Pra nuk shansa që Ronaldo të lejohet të largohet”, shtoi gazetari i njohur.
“Po ashtu klubi ka deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë ofertë në 12 muajt e fundit për Ronaldon”, përfundoi Ballague.
Ylli portugez mund të transferohet në Paris Saint-Germain ose në Manchester United. /arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...