E hëna e 22 qershorit, do të jetë një ditë atraktive për tifozët e futbollit, me disa ndeshje interesante që janë në orar për t’u zhvilluar.
Në të kaluarën, zakonisht dita e hënë nuk ka qenë e njohur si ditë futbolli, me ndonjë ndeshje të rrallë që caktohej për këto ditë, shkruan lajmi.net.
Por, pezullimi i gjatë i futbollit shkaku i COVID-19, ka bërë që pas rikthimit të këtij sporti, për të përmbushur sa më parë sezonin, të ketë ndeshje çdo ditë.
Sot, në fushë zbresin skuadra të njohura si Manchester City, Milan dhe Juventus.
Manchester City, me fillim nga ora 21:00, takohet me Burnleyn, si ndeshja e vetme në Premierligë.
Në Serie A, luhen tri ndeshje, mes Fiorentinas dhe Brescias, Lecces – Milani dhe Bolognas dhe Juventusit.
La Liga, në dy orare të ndryshme, sjell dy ndeshje. Villarreal – Sevilla, Leganes – Granada.

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...