Etrit Berisha nuk është më portier titullar te skuadra italiane Atalanta.
Reprezentuesi shqiptar e nisi mirë sezonin me Atalantën, duke mbrojtur rregullisht dhe duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit bazë, shkruan albinfo.ch.
Por ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës (3-3) doli të jetë e fundit për prishtinasin.
Në atë takim Berisha nuk ishte në formë të mirë dhe që nga ajo kohë portën e Atalantas e mbron Gollini.
30-vjeçari nuk do të qëndrojë te Atalanta, pasi synon të transferohet te një skuadër, ku do të jetë portier i parë.
Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë edhe në Angli, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim për të.
Por prishtinasi karrierën mund ta vazhdojë edhe në Itali, ku shumë skuadra e pëlqejnë reprezentuesin shqiptar.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...