Edin Dzeko pritet që të rinovojë kontratën e tij me Romën dhe mund të merr rolin e Francesco Tottit për të qëndruar kohë të gjatë në klub
Këtë javë sulmuesi boshnjak u diplomua në menaxhim të sporteve në Universitetin e Sarajevës dhe duket se ambiciet e tij janë që ai të jetë drejtor në të ardhmen.
Dzeko flet mirë disa gjuhë, si gjuhën boshnjake, çeke, gjermane, angleze dhe italiane, kështu që mund të jetë në menaxhimin e Giallorossi edhe pasi që të pensionohet.
Sipas calciomercato.com, klubi dëshiron që t’ia zgjat kontratën atij deri në verën e vitit 2021, duke e mbajtur atë në Stadio Olimpico deri në moshën 35 vjeçare.
Dzeko mund ta zvogëlojë rrogën për këtë nder, duke e marrë katër milionë në sezon, në vend të 4.5 milionë.
Ai mund të merr rol suportues për Francesco Totti dhe Monchi në menaxhim të klubit, edhe pse FA e Bosnjës po ashtu mund ti ofrojë një rol të tillë për Kombëtaren e Bosnjës.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...