Nënshkrimi i madh i verës për Romën, Paulo Dybala pritet të dalë në skenë që nga minuta e parë në përballjen e sotme në Serie A kundër Salernitana.
Skuadra e Jose Mourinhos përballet me Salernitana nga ora 20:45 në ndeshjen e javës së parë, takim që pritet të zhvillohet në ‘Stadio Arechi në Salerno’.
Roma ka vetëm një mungesë në ndeshjen e parë të Serie A; Ebrima Darboe është jashtë për shkak të një dëmtimi afatgjatë pasi iu nënshtrua një operacioni në gju muajin e kaluar.
Gjërat janë pak më të vështira për Salernitanën, të cilët nuk mund të llogarisin te të lënduarit Matteo Lovato, Pawel Jarozynski dhe Emil Bohinen. Në dyshim për ndeshjen janë edhe Ivan Radovanovic dhe Domagoj Bradaric.
Roma pati pak probleme në dy takimet e saj me Salernitanën sezonin e kaluar, duke fituar ndeshjen si mysafir 4-0 dhe atë në shtëpi 2-1. Ata do të shpresojnë të vazhdojnë dominimin e tyre kundër skuadrës së Campanias këtë mbrëmje.
Megjithatë, vëmendja e gjitha është te transferimet e mëdha të verës të bëra nga Roma, e në veçanti tek Dybala, i cili erdhi si lojtar i lirë pas shtatë viteve të kaluara te Juventusi.
Sipas mediave italiane, ylli argjentinas pritet të debutoj nga minuta e parë me Romën, ndërsa transferimet tjera pritet të jenë të gjithë në bankën rezervë.
Formacionet e mundshme
Salernitana (3-5-2): Sepe; Gyomber, Fazio, Pirola; Candreva, Coulibaly, Capezzi, Kastanos, Mazzocchi; Bonazzoli, Ribery.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Pellegrini, Spinazzola; Dybala, Zaniolo; Abraham;/Telegrafi/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...