Paulo Dybala ka vendosur përfundimisht që të padis Juventusin.
Ylli argjentinas ka kohë që e kishte paralajmëruar këtë vendim dhe tani ka ardhur momenti të nis procesin. Juve i detyrohet argjentinasit rreth 3 milionë euro paga të papaguara.
Por, Dybala do të kërkoj dëmshpërblim edhe për anashkalimin që i është bërë për vazhdimin e kontratës. Ai po pretendon se është mashtruar nga skuadra italiane për rinovimin e kontratës dhe për këtë thotë se ka fakte.
Përveç 3 milionëve, sa i përket dëmshpërblimit për rinovimin e nuancuar, Dybala do të kërkoj pagesën e rreth 54 milionë eurove nga bardhezinjtë nga dëmi i shkaktuar nga moszgjatja e kontratës.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...